Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Super Lookman, Atalanta përmbys Sassuolon dhe kap kreun

Atalanta fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Sassuolos dhe për momentin është ngjitur në krye të Serie A. Fitore fantastike për skuadrën e Gian Piero Gasperinit, e shtatë në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që mbetet zero numri i takimeve të humbura.

Minutat e fundit të pjesës së parë “ndezën” ndeshjen. Georgios Kyriakopoulos (41’) zhbllokoi ndeshjen falë një goli shumë të bukur dhe kaloi Sassuolon në avantazh, por vendasit reaguan menjëherë dhe rikthyen baraspeshën me anë të Mario Pasalic (45+1’).

 

Kroati mori një asist nga Brandon Soppy dhe dërgoi topin lehtësisht në rrjetën e ekipit kundërshtar. Atalanta e nisi pjesën e dytë ashtu siç mbylli të parën: me gol. Sërish pasim vendimtar nga Brandan Soppy dhe finalizim fantastik i Ademola Lookman.

Sulmuesi nigerian kreu një driblim përpara se të gjuante në portë, duke i dhuruar skuadrës së tij avantazhin dhe vendin e parë në renditje, dhe duke gjetur golin e katërt në kampionatin italian të futbolli. Në stol për Atalantën ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili qëndron jashtë fushave prej datës 21 gusht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...