Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Surpriza në Kupën e Gjermanisë, Werder eliminohet me penallti

Freiburg siguroi raundin e 1/8-ave të DFB Pokal, ekskluzivitet i “SuperSport” në Shqipëri, pasi fitoi 2-1 ndaj St. Pauli në shtesë.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 42’ me golin e Dascher. Megjithatë vendasit barazuan në pjesën e dytë, me Ginter që realizoi në minutën e 90+3’, ndërsa u desh shtesë, më saktësisht minuta e 119’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’i dhuruar fitoren ekipit të  Freiburg.

Paderborn siguroi fitoren ndaj Werder Bremen vetëm pasi u realizuan edhe penallti. Koha e rregullt u mbyll me barazimin 2-2, me golat që për vendasit i realizuan Platte në minutën e 22’ dhe Conteh në minutën e 43’.

Teksa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjetën Bittencourt në minutën e 65’ dhe Weiser në minutën e 84’. Takimi vazhdoi me këtë barazim edhe pas kohës shtesë, duke çuar në nevojën e penalltive, ku triumfuan vendasit që i realizuan të gjitha goditjet nga pika e bardhë, ndërsa për miqtë i vetmi që humbi penalltinë ishte Bittencourt.

Sandhuasen siguroi fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë, pasi fitoi pas penalltive ndaj Karlsruher. Vendasit morën avantazhin pas një autogoli të Ambrosius, ndërsa Zhirov realizoi golin e dytë për Sandhausen në minutën e 44’.

Megjithatë miqtë u kundërpërgjigjën dhe ngushtuan diferencën në minutën e 58’, pasi Ëanitzek ekzekutoi penalltinë për ekipin e tij, në minutën e 72’ Karlsruher gjeti barazimin me golin e Breithaupt.

Ky takim shkoi në shtesë e më pas te penalltitë, me Franke që ishte i vetmi që humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...