Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Espanyol ngec në shtëpi ndaj Elche-s, ka 36 minuta lojë edhe për Baren

Espanyol vijon të vuajë, ndërsa në javën e 11-të të La Lika ka ngecur përballë Elche-s në “RCDE Stadium”.

Ky takim u mbyll me barazimin 2-2, ndërsa të parët që gjetën rrugën drejt rrjetës ishin miqtë, që realizuan me Milla-n në minutën e 11’.

Në minutën e 24’ vendasit morën barazimin me Puado, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej me dy gola.

Ndërsa në minutën e 67’ ishte Braithwaite ai i cili do të shënonte për vendasit, avantazh që zgjati vetëm disa minuta, pasi Elche barazoi me Verdu në minutën e 82’.

Disa minuta në këtë sfidë i pati edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 58’.

Pas raundit të 11-të, Espanyol renditet në vend të 13-të me 10 pikë, teksa Elche qëndron në vend të fundit me 4 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...