Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Haaland, një muaj pushim gjatë Botërorit, Pep: Varet si do të sillet në Marbella!

Pep Guardiola është “i shqetësuar” për performancën që mund të ketë Erling Haaland te Manchester Cityn e tij pas Botërorit “Katar 2022”, që zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Norvegjia nuk është e kualifikuar në eventin më të madh futbollistik të vitit, çka do të thotë se gjiganti nordik nuk do të jetë në aktivitet për shumë javë. Në lidhje me pushimet e tejzgjatura të Haalandit gjatë Botërorit, trajneri i City-t tha:

“Me siguri të jetë në Marbella ose në Norvegji. Se sa në formë do të jetë Haaland në gjysmën e dytë të sezonit, do të varet nga mënyra se si ai do të sillet në Marbella. Haaland ka një shtëpi në Marbella dhe atje do të shkojë. Ai do të luajë golf dhe shpresojmë të mos hajë ose pijë shumë, që të kthehet në formë të mirë për gjysmën e dytë të kampionatit”.

Gjithsesi, Guardiola nuk ka dyshime për etikën e punës së Haalandit: “Ai kujdeset në mënyrë perfekte për trupin e tij. Është një nga të parët që mbërrin në stërvitje dhe i fundit që largohet”.

Shtëpia e Haalandit në Marbella

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...