Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Emiri i Katarit: Jemi sulmuar në mënyrë të paprecedentë, t’i tregojmë botës bujarinë tonë

Emiri i Katarit, Tammim bin Hamad Al Thani, gjatë Asamblesë Konsultative të Katarit shprehu keqardhjen për polemikat që lindën që në momentin e caktimit të vendin aziatik për organizimin e Kupës së Botës 2022. Këto polemika nuk janë shuar kurrë, përkundrazi, po bëhet gjithnjë e më të fortë me afrimin e eventit të madh botëror:

“Që nga përzgjedhja si vend organizator i Kupës së Botës, Katari ka qenë shënjestër e fushatave të paprecedenta shpifëse, që nuk i ka pësuar asnjë vend tjetër pritës”, theksoi emiri, duke shtuar: “Fillimisht e menaxhuam problemin me mirëbesim dhe ne kemi marrë edhe disa këshilla që mund të jenë të dobishme. Por shpejt u bë e qartë se kjo fushatë tenton të zgjerohet për sa kohë që përdoren dy standarde.

Organizimi i Kupës së Botës, me pak fjalë, është një mundësi për të treguar se kush jemi jo vetëm për nga fuqia ekonomike dhe institucionet, por edhe për nga identiteti dhe qytetërimi. Ne do të vazhdojmë punën tonë për ta mbajtur emrin e kombit lart. Ne hapim krahët për t’i mirëpritur të gjithë, në mënyrë që bota të jetë dëshmitare e mikpritjes dhe bujarisë së ngrohtë të Katarit”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...