Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Shqipëria luan ndaj Arabisë Saudite, Reja nuk ndryshon skemë. Xhixha-Cikalleshi në sulm!

Shqipëria luan sot në orën 16:30 (me orën tonë) në Abu Dhabi, miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë Kastrati, treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen Albion Marku dhe Andi Hadroj.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës. Kujtojmë se kjo sfidë nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...