Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ 17 sekonda për golin e parë në Serie A, mbrëmje magjike për shokun e Bajramit

Empoli mposhti 2-0 Cremonesen në një sfidë të cilën Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli e luajtën të plotë dhe Samir Ujkani e ndoqi nga stoli. Skuadra toskane siguroi suksesin e dytë radhazi shtëpiak dhe mori tri pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë.

Momenti kyç i takimit ishte minuta e parë e pjesës së dytë, që solli edhe zhbllokimin e rezultatit. Trajneri Zanetti hodhi në fushë Nicolo Cambiaghin në pushimin mes pjesëve dhe 21-vjeçarit i mjaftuan 17 sekonda për të realizuar golin e tij të parë në Serie A.

Festë e madhe për sulmuesin anësor të Italisë U21. Ai është në pronësi të Atalantës, që vendosi ta huazojë tek Empoli këtë sezon. Cambiaghi gjeti golin e parë në elitën e futbollit italian, ndërkohë që tifozët e Empolit shpresojnë të shijojnë gola të tjerë nga lojtari i talentuar.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...