Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Përcaktohet koha e rikuperimit të Neymar, trajneri Tite “fërkon duart” edhe për Danilon

Marrin frymë lirisht te Brazili. Dëmtimi i Neymar zbehu disi festën për fitoren ndaj Serbisë, pasi kavilja e enjtur krijoi idenë se mund të mbyllej para kohe Botërori për yllin brazilian, megjthatë pasditen e sotme kanë ardhur lajme të mirë për trajnerin Tite.

Kështu Neymar do të humbë vetëm dy ndeshjet e ardhshme në grupe, ato ndaj Zvicrës dhe Kamerunit, teksa mund të zbresë sërish në fushë për sfidat e 1/8-ave, gjithmonë nëse Brazili nuk do të surprizojë dhe do të sigurojë kualifikimin.

E njëjta situatë edhe për mbrojtësin Danilo, i cili gjithashtu u dëmtua ndaj Serbisë dhe bashkë me Neymar, nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e mbetura në grupe, por do të rikthehet në fushë për fazën e 1/8-ave.

Dëmtimi i Danilos është një shans i artë për Dani Alves, që është grumbulluar dhe me shumë gjasa do të luajë titullar në sfidat e radhës në grupe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...