Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dalic: Fituam ndaj një kundërshtari kompakt, mos na nënvlerësoni

Kroacia ia doli të siguronte fazën çerekfinale të Katar2022, duke kaluar me vështirësi Japoninë, vetëm nga penalltitë, pasi koha e rregulltë dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, tregoi se skuadra besoi deri ne fund dhe pse përballë ishte një kundërshtar shumë i mobilizuar.

“Fillimisht jam i lumtur që kaluam në çerekfinale. Kishim përballë një kundërshtar të fortë. Ata ishin shumë kompakt dhe nuk mund të ankohem për lojtarët e mi. Ka pasur edhe probleme, por kjo është normale. Mos harroni që Japonia triumfoi ndaj skuadrave si Gjermania apo Spanja. Nuk ishte rastësi, ata ishin vërtetë të fortë. U nervozuam pas golit, por reaguam dhe kurrë mos na nënvlerësoni.” – tha Dalic.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...