Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Santos: Ronaldo? Ne jemi miq, dha shembullin e kapitenit të vërtetë

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, u shpreh natyrshëm i kënaqur me fitoren e thellë tenistike përballë Zvicrës, që e kualifikoi skuadrën e tij në çerekfinale të Botërorit, por insistoi se duhet pasur shumë kujdes në ndeshjen e radhës.

“Ishte një paraqitje e mirë, një lojë e shkëlqyer, lojtarët janë për t’u përgëzuar. Tani është e nevojshme të zbresim me këmbë në tokë. Ishte e mrekullueshme, e shkëlqyer, por kemi edhe tri ndeshje, një në katër ditë”, – tha fillimisht trajneri portguez në intervistën flash për RTP.

I pyetur se çfarë e shtyu atë të aktivizonte të riun Ramos para Cristiano Ronaldos, Fernando Santos përsëriti atë që kishte thënë para ndeshjes:

“Karakteristikat e lojës, ata janë lojtarë të ndryshëm. Hyri edhe Dalot, u largua Cancelo, ka të bëjë me atë që kam menduar për dinamikën e lojës. Problem? Unë tashmë iu përgjigja kësaj pyetjeje. Nuk ka problem, ne jemi miq për shumë vite. Gjithçka është rregulluar plotësisht dhe ai dha shembullin e një kapiteni të vërtetë”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...