Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ten Hag as që do të dëgjojë më për Ronaldon: Ai është e shkuara, shohim para!

Historia mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldo u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme me të dyja palët që dolën hapur kundër njëri-tjetrit. Portugezi deklaroi se klubi dhe trajneri nuk e kishin respektuar, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja për CR7 që aktualisht mbetet i impenjuar në Kupën e Botës me Portugalinë e tij.

Por, nga ana tjetër, e ardhmja është e qartë për Manchester United dhe trajnerin e saj Erik ten Hag që foli për herë të parë pas largimit të futbollistit luzitan. 52-vjeçari thekson se Ronaldo është e shkuara dhe se tashmë duhet të shohin para për të zhvilluar një sezon pozitiv.

“Ronaldo tashmë është larguar dhe për mua ai është e shkuara. Tani ne shohim përpara dhe mendojmë për të ardhmen, për të zhvilluar një sezon pozitiv”, u shpreh Ten Hag.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...