Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Barazoi rekordin e Batistutës, nëse shkon në finale, Messi thyen edhe Matthausin

Lionel Messi arriti një tjetër moment historik kundër Holandës me fanellën e Argjentinës. “Pleshti” shënoi me 11-metërsh golin e 2-0, finalizim që barazon rekordin e Gabriel Omar Batistutës për numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës, 10.

Messi po luan Botërorin e tij të pestë. Ai është futbollisti argjentinas me më shumë ndeshje të luajtura në fazën finale (24), ndërsa Maradona ka zhvilluar 21 takime. Rekordin e mban Lothar Matthaus me 25 ndeshje.

Kundër “Portokallinjve” ka kaluar një tjetër rekord të vendosur nga idhulli i tij i fëmijërisë, 17 ndeshje si kapiten. Më shumë se meksikani Rafa Marquez (15), Dino Zoff (14) dhe Paolo Maldini dhe gjermani Philipp Lahm, të dy me nga 13 ndeshje si kapiten.

Messi bëhet gjithashtu lojtari me më shumë asistime (5) në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1966, duke tejkaluar Pelénë (4).

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...