Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Endrick, finalja e Botërorit dhe zhgënjimi nga Brazili/ Roberto Carlos “hap letrat”

Në Katar, aty ku zhvillohet Botërori, janë mbledhur personazhe nga më të rëndësishmit në botën e futbollit. yje aktualë, por edhe të së kaluarës teksa një prej tyre është ish-mbrojtësi i famshëm i Brazilit, Roberto Carlos. Tashmë, në rolin e ambasadorit të FIFA-s, braziliani foli hapur duke prekur disa tema si nga transferimi i talentit Endrick te Real Madrid, finalja mes Argjentinës dhe Francës, por edhe zhgënjimi nga paraqitja e Brazilit të tij.

Endrick- “Endrick përgatitet që të luaj me më të mëdhenjtë, do jetë pjesë e skuadrës së parë te Palmeiras. Deri tani është aktivizuar në inferiore, ai me moshatarët e tij e ka treguar se ccfarë është i aftë të bëj. Por, edhe në ekipin e parë të Palmeiras kur i është dhënë mundësia ia ka dalë të shfaqë talentin. Tashmë, i duhet të presë vitin 2024 kur të veshë fanellën e Real Madrid, do të mësoj për La Liga-n dhe do të jetë pjesë e klubit më të madh”.

Finalja Argjentinë-Francë- “Është e vështirë të zgjedhësh një skuadër, unë jam në rolin e ambasadorit të FIFA-s. Argjentina e nisi me disfatë kundër Arabisë Saudite, megjithatë lojtarët dhe trajneri qëndruan të bashkuar dhe nisën të përmirësoheshin me kalimin e ndeshjeve. Nga ana tjetër, dihej që Franca ishte një prej favoriteve. Është një finale mes dy kombëtareve të mëdha dhe le të fitojë më i miri”.

Brazili- “Mendoja se do të shkonin më larg këtë Botëror, shpresoja më shumë nga Brazili. Duhet të përgatiten më mirë për Botërorin e ardhshëm, kështu e ka futbolli. Gjithashtu, prisja më shumë edhe nga Uruguai e Spanja”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...