Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Toni Kroos lavdëron futbollistin e United: Është një “paketë e plotë”, i pabesueshëm!

MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Toni Kroos of Real Madrid reacts during the UEFA Champions League Group B stage match between Real Madrid and Borussia Moenchengladbach at Estadio Alfredo Di Stefano on December 09, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Diego Souto/Quality Sport Images/Getty Images)

Raphael Varane ka rezultuar padyshim lideri i Francës në repartin e prapavijës duke ndihmuar skuadrën në rrugëtimin e saj drejt finales së të dielës ndaj Argjentinës. Së fundmi, elozhet për mbrojtësin që tashmë aktivizohet te Manchester United, vijnë nga ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Toni Kross. Gjermani thekson se Varane mund të mos bëj mrekulli me topin në këmbë, por është një mbrojtës shumë i vështirë për t’u përballur.

“Varane është shumë i shpejtë, një nga shokët më të shpejtë që kam pasur ndonjëherë. Është i pabesueshëm dhe nuk kam parë askënd ta kalojë kur ishte te Real Madrid. Ishte shumë i fortë dhe përkrah kishte Ramos.

Ka bërë një punë të shkëlqyer dhe tashmë është një “paketë e plotë”. Mund të mos bëj mrekulli me topin në këmbë, por është shumë e vështirë për kundërshtarin kur ai është në mbrojtje. Në ajër nuk e mund dot, është shumë i shpejtë dhe nuk e kalon dot, pra është një “mision i pamundur” kundër tij”, u shpreh Kroos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...