Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Al Nassr zbret nesër në fushë, por jo Ronaldo/ E gjitha lidhet me United

Tifozët e Al Nassr do të duhet të presin edhe disa ditë për të parë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, në fushën e lojës.

Siç raportojnë mediet angleze, Ronaldo do të duhet të vuaj dënimin me dy ndeshje për episodin e shuplakës me tifozin e Everton në fund të një ndeshjeje në Premier League.

Dënimi iu komunikua në nëntor, por pushimi për Botërorin dhe ndarja me Manchester United nuk e lejuan që ta shlyente këtë dënim.

Sipas rregulloreve të transferimeve të FIFA-s, “çdo dënim disiplinor deri në katër ndeshje ose deri në tre muaj që i është dhënë një lojtari, por që nuk është shlyer ende (plotësisht) në kohën e transferimit, do të zbatohet në skuadrën e re”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...