Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sinjale lamtumire, trajneri i njohur: Dua të provoj nëse ia dal pa futboll

Steve Bruce është një emër i respektuar në Angli. 62-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në stol. Ai ka drejtuar skuadra si Newcastle, Aston Villa, Crystal Palace, Sheffield Wed, Wigan, Hull Sunderland, Birmingham, Huddersfield, Sheffield Utd dhe WBA.

Me këta të fundit u nda më 10 tetor të vitit të kaluar, dhe prej asaj date qëndron pushim. Në një prononcim për Daily Mail, Steve Bruce theksoi se po mendon të tërhiqet përfundimisht nga puna si trajner.

Pasioni për futbollin është i madh, por trajneri anglez kërkon të sfidojë veten. ”Jam kurioz të shoh nëse mund të qëndroj dot larg futbollit”, u shpreh Bruce, duke theksuar se po tenton t’i japë fund karrierës si trajner.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...