Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Agjenti: Theo është i dashuruar me Milanin, ndoshta do qëndrojë gjithmonë aty

I intervistuar nga ‘Seria A news’, agjenti i Theo Hernandez foli për të ardhmen e mbrojtësit të Milanit.

Manuel Garcia Quilon theksoi se te Milan, Theo ka gjetur veten dhe është rritur shumë profesionalisht, ndërsa më tej shtoi se nëse do të vazhdojë të ecë me këto ritme edhe skuadra, atëherë francezi ndoshta nuk do dojë të largohet ndonjëherë.

“Çdo lojtar ka një ekip në të cilin gjen habitatin e tij, identitetin e tij. Që kur mbërriti në Milano, Theo është ndjerë i identifikuar dhe i dashur nga Maldini dhe Massara dhe nga i gjithë ambienti, të gjithë fansat. Ishte një kombinim perfekt për zhvillimin e karrierës së madhe që po bën. Nuk mund të harrojmë se ai ishte një element themelor i Milanit, i cili u kthye në kampion të Italisë pas një dekade, një sukses i arritur me shumë lojtarë të rinj. Nga Theo te Tonali, Tomori, Bennacer, Leao… Të gjithë kanë talent dhe rini, një situatë perfekte për t’u përmirësuar. Ai është rritur shumë në San Siro, është shumë i lumtur me qytetin dhe klubin, nëse skuadra vazhdon të rritet siç po bën ai, nuk e përjashtoj si mundësi që ai dëshiron të qëndrojë atje përgjithmonë. Në futboll nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë”-deklaroi Manuel Garcia Quilon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...