Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Drejtuesi i Dortmundit “sqaron” ofertat për Bellinghamin

Sebastien Kehl, drejtori sportiv i Borussias së Dortmundit, siguroi se deri më tani, klubi verdhezi nuk ka marrë asnjë ofertë për Jude Bellingham.

Mesfushori pati rëndësi të madhe në Botërorin e Katarit për Anglinë dhe emri i tij është lidhur me një transferim të mundshëm te Liverpooli, në një marrëveshje që mund të kalojë 100 milionë euro. Tani për tani gjithçka është në qetësi te Dortmundi, siguron drejtori.

“Nga pikëpamja sportive, do të më pëlqente që Bellingham të qëndronte në Dortmund për shumë vite. Shitja e Bellinghamit… Nuk e di se si mund të evoluojnë gjërat në muajt e ardhshëm, nuk jam magjistar, por garantoj që lojtari është plotësisht i fokusuar te Dortmundi”, ka theksuar Kehl për “German Sky”.

Bellingham, 19 vjeç, iu bashkua skuadrës gjermane nga Birminghami në vitin 2020 për 25 milionë euro. Këtë sezon ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 ndeshje.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...