Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tri afrime për Kastriotin, firmos edhe ish-Këpuca e Artë

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës.

I pari është një emër i njohur në Superiore. Sulmuesi nga Mozambiku ka luajtur më parë me Luftëtarin, Laçin, Kukësin dhe Dinamon në elitën e futbollit shqiptar.

Me verilindorët u shpall Këpuca e Artë në sezonin 2018/2019 me 13 gola, ndërkohë që tani synon të ndihmojë Kastriotin me golat e tij në objektivin mbijetesë.

Ndërkohë, Camara është 19 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Senegalezi ishte pjesë e turqve të Ankara Keciorengucu, ekip me të cilin zhvilloi 13 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë fazës së parë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...