Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zyrtare, Hysen Memolla rikthehet te Egnatia

Hysen Memolla rikthehet te Egnatia. Klubi nga Rrogozhina ka arritur akordin me ish-lojtarin e kombëtares shqiptare. Anësori i majtë ndërpreu në ditën e parë të janarit bashkëpunimin me finlandezët e Lahtit.

30-vjeçari numëron gjashtë ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që ka një eksperiencë të madhe. Memolla ka luajtur më parë me Salernitanën dhe Hellas Veronën në Itali, teksa ka luajtur edhe në Hungari, Kroaci, Finlandë dhe Slloveni.

Mbrojtësi i krahut i është bashkuar skuadrës së Superiores në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Tetova për duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

NJOFTIMI I EGNATIAS

HYSEN MEMOLLA RIKTHEHET NE SHTËPI.

Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z. Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.

Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...