Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Ronaldo gjen golin e parë “arab”, e nderon një penallti në shtesë

Ronaldo gjen golin e parë "arab"
Ronaldo gjen golin e parë "arab"

Ronaldo gjen golin e parë “arab”. I transferuar me bujë në fund të muajit dhjetor, ylli portugez shënoi vetëm në fundin e ndeshjes së tij të tretë me fanellën e Al Nassr.

Viktima e portugezit ishte Al Fateh, teksa në minutat shtesë Al Nassr fitoi një penallti, të cilën Ronaldo e ekzekutoi qetësisht, duke shënuar golin e barazimit 2-2, që ishte edhe rezultati final i sfidës.

Iu deshën plot tri ndeshje si titullar dhe një penallti e fituar, që Ronaldo të shënojë golin e parë, megjithatë në Arabinë Saudite presin shumë më tepër prej portugezit.

CR7 vendosi një rekord me transferimin te Al Nassr, pasi nënshkroi për dy sezone e gjysmë dhe një pagë totale prej 500 milionë eurosh, ose 200 milionë eurosh në sezon.

Vlen të theksohet se të gjithë ndeshjet e Ronaldos me Al Nassr deri në fund të sezonit, do të mund t’i ndiqni live në ekranin e SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...