Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Telashe pafund për Galtier, PSG pa dy titullarë ndaj Lille

PSG – Lille është kryesfida e javës së 24-të në Ligue 1, me parizienët që kërkojnë kthesën dhe janë të dënuar për të fituar në shtëpi.

Tri humbje radhazi janë shumë për një skuadër që sezonin e nisi me pretendime të mëdha.

Eliminimi nga Kupa përballë Marseille dhe pranë eliminimit nga Champions League, “dhimbja” e kokës është shtuar për trajnerin Galtier, i cili kërkon kthesën ne kampionat, pasi në ndeshjen e fundit u mund në Principatë përballë Monaco (3-1).

Kriza është aty, por Lille, ndoshta nuk është kundërshtari i duhur dhe si të mos mjaftonte kjo ecuri, parizienët do të prezantohen në këtë përballje me dy mungesa shumë të rëndësishme në mbrojtje, si Marquinhos dhe Achraf Hakimi.

Të dy lojtarët vuajnë problemet fizike, ndikuar edhe nga mbingarkesa e dy muajve të fundit, ndërsa tani pritet që Galtier të bëjë përsëri ndryshime në këtë repart që ndaj Monaco gaboi shumë.

PSG momentalisht qëndron në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Lille, ish-skuadra e Galtier qëndron në vendin e pestë me 41 pikë, me sfidën që do të nisë në orën 13:00 dhe transmetohet në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...