Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sebastian Khel: Bellingham? Ka edhe dy vite në kontratë, në kokën e tij është vetëm futbolli

Lajm i keq për Real Madridin. Drejtori sportiv i Borussias së Dortmundit ka dhënë një intervistë për “Bild”, duke u dhënë fund të gjitha thashethemeve për largimin e Jude Bellingham. Drejtuesit e “Los Blancos” e kanë të qartë se është e vështirë ta blejnë këtë verë talentin anglez.

“Jude ndihet shumë rehat te Borussia. Por ne nuk kemi pasur ende biseda apo oferta për të. Ai ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe është një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj skuadre”, ishin fjalët e Sebastian Kehl, në lidhje me thashethemet për një largim të lojtarit anglez.

Përveç kësaj, ai ka theksuar rëndësinë e Bellinghamit në skuadër.

“Ne kemi nevojë për Jude për të arritur objektivat këtë sezon dhe jemi të kënaqur që ai është kaq i fokusuar në futboll dhe që nuk ka vend për çështje të tjera në kokën e tij, për momentin”, theksoi drejtuesi i Dortmundit.

Në çdo rast, sipas medieve gjermane, çdo skuadër që dëshiron mesfushorin duhet të ofrojë 150 milionë euro, shifër që shumë klube nuk mund ta arrijnë.

Megjithatë, Jude Bellingham ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por supozohet se ai do të përpiqet të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij këtë verë dhe se disa klube evropiane do të luftojnë për të. Tani mbetet për t’u parë nëse Dortmundi vendos të dorëzohet apo jo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...