Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Flamurtari, sa ndryshime për të kapur Europën

Një revolucion i vërtetë në skuadër vetëm e vetëm për tu rikthyer në kompeticionet europiane. Flamurtari i sezonit të ri do të jetë me shumë fytyra të reja sepse në këtë merkato kuqezinjtë kanë ndryshuar më shumë se gjysmën e skuadrës. 12 lojtarë të afruar deri tani dhe plot 16 futbollistë të larguar. Lojtarët që kanë qenë pjesë e vlonjatëve edhe sezonin e kaluar numërohen me gishtat e dorës ndërsa emrat e rinj do të përbëjnë boshtin e ekipit në sezonin e ri.

Ndryshimet e shumta nuk sjellin menjëherë fryte në futboll por te Flamurtari besojnë se ky do të viti i tyre dhe pas 3 sezoneve mungesë do të arrijnë të sigurojnë kualifikimin në kompeticionet europiane. Prej disa ditësh kuqezinjtë po vazhdojnë fazën përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë në kushte optimale. Rikthimi i brazilianit Danilo Alves ka ngrohur edhe më shumë trajnerin Shpëtim Duro ndërkohë që është edhe një sinjal i qartë se në këtë sezon, Flamurtari nuk do të vuajë më problemet e shumta financiare që cuan deri në heqjen e pikëve. Blerjet më të rëndësishme në këtë merkato mund të konsiderohen ato të mbrojtësit Ditmar Bicajt dy mesfushorëve nga Guinea Camara e Sidibe, portierit Nurkovic apo edhe sulmuesve Ardit Hoxhaj e Nildo Victor Juffo.

Nuk kanë munguar as largimet e lojtarëve me peshë ku bie në sy lamtumira e kapitenit Bruno Telushi dhe mesfushorit tjetër Donjet Shkodra, megjithatë e rëndësishme është që Flamurtari ka mbajtur në skuadër dy sulmuesit kryesorë kroatin Busic dhe brazilianin Danilo Alves. Pas kthimit nga Mavrova, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Greqisë për ti vazhduar aty përgatitjet për fillimin e kampionatit. Ato dy sfida ndaj rumunëve të Petrolul Ploestit në turin e dytë të Europa Leagues  në sezonin 2014-2015-të janë një kujtim i largët për këtë Flamurtar, por duke filluar nga trajneri Duro për të vazhduar me futbollistët e deri tek drejtuesit, të gjithë janë optimist se ky do të jetë sezoni ideal për tu rikthyer në Europë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...