Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Antalyaspor kerkon Cikalleshin

Kampionati turk nis pas një jave por ndërkohë sirenat e merkatos bien për Sokol Cikalleshin. Mediat turke bëjnë të ditur se qendërsulmuesi i Kombëtares Shqiptare kërkohet nga skuadra e Antalyaspor, duke mos përjashtuar një transferim të bomberit kavajas në skuadrën ku aktualisht luan si qendërsulmues Samuel Eto’o, ish futbollisti i Realit të Madridit, Barcelonës e Interit. Sipas tyre Antalyaspor ku janë dëmtuar së fundmi dy sulmues Jeremy Menez dhe Denis Yilmaz, ka hyrë në tratativa me Basaksehir për të kërkuar shërbimet e 27-vjecarit shqiptar që u bashkua me klubin që zotëron kartonin e tij këtë verë pas huazimit për 6 muajt e parë të këtij viti te Akhisar ku Cikalleshi shfaqi vlerat e tij pasi në 14 ndeshje në të cilat u aktivizua shënoi 7 gola duke dhënë dhe 3 asiste.

Gjithmonë duke ju referuar mediave turke te Basaksehir nuk e përjashtojnë mundësinë e një huazimi të Cikalleshit, dicka e cuditshme kjo jo vetëm falë formës që shfaqi sulmuesi shqiptar këtë vit, por edhe për faktin se në përfundim të huazimit këtë verë Akhisar tentoi ta mbajë 27- vjecarin, por ishte pikërisht klubi i Basaksehir që preferoi ta kthentë Cikalleshin në skuadër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...