Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zyrtare, Orelesi firmos me Vllazninë

Vllaznia realizon një tjetër goditje të rëndësishme në merkato. Shkodranët kanë gjetur akordin me mesfushorin Nuredin Orelesi për sezonin e ardhshëm. Pasi gjetën akordin parimor për bashkëpunimin, klubi dhe lojtari zgjidhën edhe detaje të kontratës, duke firmosur për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për vitin e dytë. Në këtë mënyrë, zyrtarizohet transferimi i nigerianit 28-vjeçar në Loro Boriçi.

Orelesi do të mbrojë ngjyrat e Vllaznisë, pasi mbylli aventurën te Skëderbeu, me palët që vendosën të mos rinovonin kontratën. Lojtari luan prej vitit 2010 në kampionatin shqiptar, ku pas aktivizimit për një sezon te Dinamo, prej edicionit 2011-’12 iu bashkua korçarëve. Në 2014-ën nigeriani u transferua te ukrainasit e Metalurh Zaporizhya, për, për tu kthyer në mes të edicionit 2015-’16 te Skënderbeu, ndërsa sezonin e kaluar regjistroi 33 ndeshje në Kategorinë Superiore, nga të cilat 31 si titullar.

Nurudeen Orelesi bëhet përforcimi i tretë e Vllaznisë në merkato, pas Edon Hasanit dhe Gilman Likës. Ai është gjithashtu edhe lojtari i parë i huaj që i bashkohet shkodranëve gjatë kësaj vere, ndërsa në provë janë edhe sulmuesi ganez Charles Atsina dhe mbrojtësi boshnjak, Amer Dupovac.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...