Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Karabak, Agolli titullar në suksesin e Champions League

Karabaku i Ansi Agollit është pranë kualifikimit historik në fazën e grupeve të UEFA Champions League. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar në sfidën e raundit të parë play off kundër FC Copenhagen ku skuadra azere triumfoi me rezultatin 1-0. Agolli ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Ai zbriti në parketin e gjelbër si pjesë e formacionit 4-3-3 në pjesën e djathtë të mbrojtjes. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Mahir Madatov në pjesën e parë dhe gjatë gjithë ndeshjes, kapionët e Azerbajxhanit arritën të ruanin të paprekur portën e tyre, duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër edhe pse gjithcka do të vendoset pas 90 minutëshit që do të luhet në Danimarkë. Nëse Karabaku arrin të kualifikohet në fazën e grupeve, atëherë kjo do të ishte arritja më e madhe në karrierën e lojtarit kuqezi që prej shumë vitesh është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës që po doinon futbollin azer në dekadën e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...