Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Të tjera telashe te Barça, Luis Suarez një muaj jashtë

Asgjë nuk shkon  mirë tek Barcelona. Largimi i Neymar, humbja e Super Kupës së Spanjës dhe tani dëmtimi i Luis Suarez. Sulmuesit do ti duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për një muaj. Testet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim të rëndë në pjesën e gjurit të djathtë. Uruguajani do të mungojë ndaj Betis, Alaves, Espanyol dhe ndaj Getafes. Suarez nuk do të jetë i disponueshëm edhe  në disa takime të  Champions League. Mungesa e 28-vjecarit do të ndihet dhe në radhët e Kombëtares së Uurugait, me këta të fundit që do të ndeshen për eleminatoret botërorit Rusi 2018, me ekipe si Argjentina dhe Paraguaji. Dëmtimi ka alarmuar jo pak drejtuesit e Barcelonës dhe trajnerin e tyre Ernesto Valverde, i cili për momentin në dispozicion për repartin e avancuar ka vetëm dyshen, Lionel Messi dhe Paccho Alcacer, i cili në sezonin e tij të parë tek blaugranat ka zhgënjyer me paraqitjen e tij.Tashmë kupola drejtuese e katalansve duhet të vihet menjëherë në lëvizje, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e ndonjë sulmuesi, i cili jo vetëm të plotësojë hapsirën e lënë bosh nga ana e Neymar, por edhe të jetë një garanci më shumë për skuadrën, në dërgimin e topit në fundin e rrjetës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...