Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Bomba e merkatos në NBA, Irving shkon te Boston

Mbrëmja e së Martës rezultoi një nga më të papriturat në NBA ku u regjistruan dy lëvizjet më të mëdha brenda ak orëve. Kyrie Irving transferohet në Boston, ndërsa Isaiah Thomas në Cleveland. Një lëvizje e zgjuar nga ana e dy klubeve të Lindjes që gjithsesi arrijnë të ruajnë kuotat e tyre në këtë konferencë duke mos humbur shumë nga fuqia e tyre sepse nënkampionët nga Ohio e zëvendësojnë menjëherë Irving me një tjetër emër me peshë, ndërsa Boston hedh kandidaturën për të synuar titullin kampion. Në këtë mënyrë, Cavs ruajnë pothuajse të paprekur organikën për të paktën edhe një sezon edhe pse vitin e ardhshëm me shumë mundësi, LeBron James do t’i japë lamtumirën ekipit të zemrës. Në datën 21 Korrik, Irving i kishtë kërkuar Cleveland largimin për t’iu shmangur hijes që James krijon tek ky ekip. Me transferimin e tij te Boston, ai do të përfitojë plot 40 milionë për dy vjet dhe ka një opsion për zgjatjen e kontratës edhe në sezonin 2019-2020. Në krahun tjetër, Thomas do të arkëtojë te Cleveland 6-3 milionë në sezon. Me afrimin e Irving, Boston fiton shumë terren në Lindje nëse llogaritet edhe transferimi i Hayëard pak muaj më parë. Në këtë mënyrë, trajneri  Stevens duhet të ndërtojë një skuadër të frikshme me dyshen në fjalë por edhe me Al Horford, Jaylen Broën e Marcus Morris. Një tjetër avantazh për Celtics është fakti që nuk e humbën Jayson Tatum. Në krahun tjetër, Thomas duket një zgjedhje logjike për skuadrën nga Ohio që limiton në maksimum dëmet pas largimit të Irving. Thomas është lojtari i 5 më i mirë i sezonit të kaluar por gjithsesi duket i pamjaftueshëm për të ngushtuar diferencat ende të mëdha mes Cleveland dhe kampionëve të Golden State.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...