Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Superdueli, Mayweather mposht McGregor

Triumfon boksi, triumfon Mayweather. McGregor bëri aq sa mundi, natyrisht për dikë që vinte nga një tjetër disiplinë. Verdikti i duelit të mijëvjecarit është i qartë. Boksi është art.

Pikërisht për këtë arsye ishte dueli më i pritur, 600 milionë dollarë të ardhura dhe sytë e gjithë botës në T Mobile Arena , me ndeshjen që transmetohej live për publikun shqiptar në Digitalb dhe Supersport aty ku artisti i arteve marciale McGregor sfidonte “mbretin” Mayweather. Irlandezi bëri më të mirën, madje tejkaloi pritshmëritë për dike që vinte në ring nga oktagoni i MMA, vuri në vështirësi Mayweather duke ia marrë tre raundet e para, me gongun e raundit të katërt u sfumua dhe premtimi që i kishte bërë publikut se amerikani nuk do të zgjaste më shumë se katër raunde, dhe ishte kufiri që ndan dy dete, pasi që aty ndeshja mori tjetër rrjedhë, papritmas lëvizjet e irlandezit u ngadalësuan dhe intuita e dikujt si Maywweather nuk mund ta linte t’i shpëtonte një rast i tillë, paprimtas Moneymaker i njohur botërisht për aftësitë e tij në mbrojtje nisi të luante në sulm, raund pas raundi, që në të 7 u kuptua se McGregor po i mbaronte benzina, ishte thjesht cështje kohe me amerikanin që jepte goditje dhe Conor që mbante me forcën e karakterit të tij irlandez, por kaq, e pamundur edhe të imagjinohej një mrekulli, mrekullia e McGregor ishte thjesht të rezistonte si për të treguar se sa vlen, raundi i 8 dhe i 9 ishin një torturë për të, nuk i mbanin më këmbët, në të 10 filloi të varej ndërsa Mayweather shpërndante goditje deri sa arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen për të evituar një fund më të keq për irlandezin. Fiton Mayweather, është e 50 fitore radhazi për të në boksin profesionist pa asnjë humbje, thyen rekordin e mitikut Rocky marciano. Ndeshja e fundit për të, një kapak i artë, McGregor është i detyruar të pranojë superioritetin e kundërshtarit por mbi të gjitha boksit, një disipline që me një fund ndryshe rrezikonte vërtet shumë. Spektakël për të gjithë dhe në fund konfirmimi se boksi mbetet art.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...