Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajmet më të fundit nga Premier League

Merkatoja e Chelsea-it ka hyrë në një rrugë pa kthim. Edhe pse drejtuesit e Bluve të Londrës po punojnë fortë për të plotësuar kërkesat e trajnerit Antonio Conte, ende nuk po afrohen në skuadër lojtarët e piketuar nga tekniku italian. Chelsea së fundmi i është refuzuar një ofertë prej 25 milionë Stërlinash nga Evertoni për Rose Barkley i cili do të mungojë deri në Dhjetor për arsye dëmtimi  dhe është në skadencë kontrate me klubin nga Goodison Park.

Liverpooli refuzon një tjetër ofertë milionere për Mahmadou Sakho. Mbrojtësi francez kërkohet me ngulm nga Crystal Palace, skuadër tek e cila luajti në formë huazimi për gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Palace ka ofruar 22 milionë Euro plus tre të tjera në formë bonusesh për kartonin e Sakho por kjo është oferta e tretë që refuzohet nga drejtuesit e The Reds për futbollistin.

Me Danny Drinkwater që ka marrë rrugën drejt Chelsea-it, Leicester-i është hedhur në sulm në këtë fund merkatoje për të gjetur pasuesin e tij. Objektivi i parë i Dhelpërave për mesfushën është polaku i Paris Saint Germain Grzegorz Krychowiak, i cili do të largohet nga kryeqyteti francez për mungesë hapësirash. Në orët e ardhshme Leicester pritet të bëjë edhe lëvizjen finale për Krychoëiak.

Kieran Gibbs, është goditja e rradhës e West Bromwich Albion në merkato. Mbrojtësi i krahut kaloi me sukses vizitat mjekësore me klubin e tij të ri dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Tony Pulis. Blerja e kartonit të Gibbs nga Arsenali, i kushtoi arkave të West Bromwich, 7 milionë Paund.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...