Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Shqipërisë, Partizani ‘nxjerr dufin’ ndaj Naftëtarit

Në kampionat mbyll renditjen me 1 pikë dhe zero gola të shënuar, por në Kupën e Shqipërisë, Partizani tregohet i pakursyer ndaj modestëve të Naftëtarit. Pas fitores në Kuçove, 6-2, ekipi i Iulianos ka marrë një tjetër fitore të thellë, plot 7-0 sot në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar me rezutatin e përgjithshëm 13-2.

Jurgen Bardhi shënoi dopietë, ndërsa golin e gjetën edhe afrimet verore si Xhixhiua, Basrak, Adorjan, Herrera dhe Shahinasi. Naftëtari e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë 10 minuta nga fundi.

Partizani do të rikthehet të luajë në kampionat, të hënën e 2 tetorit, ku do të presë Lushnjën në ‘Selman Stërmasi’. Ndeshja do të startojë në orën 17:00 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...