Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Renditja e UEFA-s, Italia parakalon Gjermaninë

Fitoret e Napolit, Juventusit dhe Romës, në ndeshet e Champions League, shoqëruar me humbjet e skuadrave gjermane si Bayern, Borusia dhe Leipzig, kanë sjellë edhe një rokadë në renditjen e federatave europiane të futbollit.

Kështu Italia i ka marrë vendin e tretë Gjermanisë, për herë të parë që nga 2010-a, kur Interi fitonte tripletën dhe është rreth 2000 pikë më pak se Anglia e vendit të dytë, ndërsa renditja kryesohet nga Spanja.

Kjo renditje përcakton edhe numrin e ekipeve të çdo lige, që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe me formatin e ri të Champions League, katër të parat në renditje dërgojnë 4 ekipe në Champions. Me formatin e mëparshëm, vetëm tre të parat dërgonin nga katër ekipe në Champions dhe këtë e vuajti Italia, që kur u parakalua nga Gjermania në 2011-ën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...