Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superliga shqiptare/ Në Vlorë ka paqe, në Laç triumfojnë vendasit

Flamurtari ka dështuar të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, në takimin e luajtur në Vlorë me Luftëtarin. Dy ekipet zhvilluan një ndeshje të mirë dhe kërkuan në mënyrë të vazhdueshme golin, por saktësia para portës la shumë për të dëshiruar dhe solli barazimin pa gola.

Ky mund të cilësohet një rezultat pozitiv për miqtë nga Gjirokastra, por nuk mund të thueht e njëjta gjë për ekipin e Shpëtim Duros. Flamurtari, krahas humbjes së dy pikëve, pa t’i dëmtoheshin edhe dy futbollistë, Useini dhe Musta, të cilët lanë fushën e lojës dhe i prishën planet e zëvendësimeve trajnerit Duro. Aktualisht Flamurtari ka 7 pikë, ndërsa Luftëtari pesë, në këto katër ndeshje të para të kampionatit.

Më herët, Gentian Mezani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të ekipit të Laçit, ku zëvendësoi Stavri Nicën, në fillim të kësaj jave. Ekipi i drejtuar prej tij triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0, në një takim ku hero ishte sulmuesi 21 vjeçar Xhixha, që shënoi të dy golat e ndeshjes. Në Laç u zhvillua një ndeshje e hapur, ku të dy ekipet kërkuan të shënonin, por vendasit ishin më agresivë dhe kaluan në avantazh me Xhixhën, pas një mosmarrëveshjeje në mbrojtjen shkodrane.

Në pjesën e dytë Vllaznia kërkon të barazojë, por rastet janë sporadike dhe mbrapa le shumë hapësira, të cilat u shfrytëzuan sërish nga vendasit për të shënuar golin e dytë. Pas një krosimi në zonë, portieri shkodran Selimaj grushtoi gabim topin, duke e përplasur në fytyrën e mbrojtësit të Vllaznisë Pjeshka dhe më pas Xhixha me portën e boshatisur shënoi golin e dytë dhe vulosi rezultatin. Pas kësaj jave, Laçi shkon përkohësisht në vendin e katërt, me 6 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e katër pikëve, në katër ndeshje të zhvilluara.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...