Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kili jashtë Botërorit, trajneri Pizzi jep dorëheqjen

Humbja 3-0 ndaj Brazilit ishte shokuese për Kilin që humbi mundësinë për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Alexis Sanchez e Arturo Vidal me shokë do ta ndjekin nga televizori, kompeticionin e madh të verës së ardhshme edhe pse La Rojas amerikano-jugore mund ti mjaftonte një barazim ndaj Brazilit të kualifikuar matematikisht në Rusi 2018 që më herët, për të siguruar të paktën pjesëmarrjen në Play-off.

Menjëherë pas humbjes ndaj Seleçaos trajneri Juan Antonio Pizzi ka marrë të gjithë përgjegjësitë mbi vete duke dhënë dorëheqjen nga detyra si numri 1 i stolit të Kilit. Presidenti i federatës kiliane të futbollit Arturo Salah ka mbetur i surprizuar nga vendimi i Juan Antonio Pizzit duke deklaruar se do të shqyrtojë zgjedhjen e 49-vjeçarit argjentinas por ndërkohë  për momentin nuk do të kërkojë një trajner të ri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...