Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skriniar: Interi, i lumtur vetëm me fitoren në derbi

Milan Skriniar mbeti jashtë Botërorit “Rusi 2018”, sepse Sllovakia e tij u rendit skuadra e dytë më e dobët, e për rrjedhojë nuk merr pjesë as në pla off. Duke lënë mënjanë zhgënjimin për mungesën e përfaqësueses së tij në Kupën e Botës, mbrojtësi i Interit e kthen fokusin te derbi i Madoninës, që do të luhet të dielën.

“Milani nuk është në krizë, por kjo nuk do të thotë se ne mund të kënaqemi me një rezultat tjetër vec fitores. Vetëm tri pikët do të na ndihmojnë që të rritemi më tej. 6 fitore në 7 takimet e para të kampionatit janë për t’u vlerësuar shumë, sepse kanë ardhur si rezultat i lojës së mirë që kemi zhvilluar. Titulli? Forca jonë është marrja e ndeshjeve një e nga një. Unë, personalisht, duhet të përmirësohem, ndonëse jam i kënaqur me rendimentin e deritanishëm.”

Skriniar vlerësoi me nota pozitive punën e Spallettit, që konsiston në vazhdimësinë e lojës dhe rezultateve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...