Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mahrez ndryshon skuadër në janar?

Në 31 gusht në ditën e fundit të merkatos verore, Riayd Mahrez u largua nga grumbullimi i kombëtares algjeriane për të firmosur me klubin e tij të ri, por atëherë dukej gjithçka e mbyllur, Leicster City që zotëron kartonin e lojtarit prishi marrëveshjen dhe ylli afrikan qëndroi të “Dhelpërat”. Emri i skuadrës me të cilën do të firmoste Mahrez nuk u bë asnjëherë i ditur edhe pse është e sigurtë që bëhej fjalë për një klub të madh në Premier League.

Megjithatë të ardhmes Mahrez me Leicester City-in, po i vjen fundi pasi me shumë gjasa 26-vjeçari do të ndryshojë skuadër në merkaton e dimrit. Mahrez i cili është një nga lojtarët kryesorë të Leicester-it në sezonin 2015-2016 ku “Dhelpërat”, bënë historinë duke fituar titullin e parë kampion në Angli, do të transferohet në një skuadër të madhe por në të njëjtën kohë do të qëndrojë në ishull. Arsenal dhe Tottenham janë dy klubet që do të bëjnë çmos në janar për të firmosur me Mahrez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...