Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dështon misioni i përmbysjes, Vllaznia U-19 mposhtet edhe në Shkodër

Vllaznia U19 nuk ia doli dot të përmbysë humbjen në ndeshjen e parë ndaj moldavëve të Zimbrusë dhe të vijojë më tej aventurën në UEFA Youth League.

Djemtë e drejtuar nga Zmijani dhuruan një paraqitje të mirë vetëm në pjesën e parë, ndërsa u shthurën totalisht në të dytën, duke pësuar 3 gola dhe humbur me rezultatin 2-4.

Shkodranët e panë veten në disavantazh, që në minutën e 12, por reaguan mirë dhe arritën të përmbysin rezultatin në 2-1, brenda 45 minutave të para.

Gjithsesi, në minutën e 52-të, moldavët barazuan rezultatin dhe ëndrra e kualifikimit u bë thuajse e pamundur për Vllazninë, sepse tashmë i duhej fitore me 3 gola diferencë.

Ky gol solli pështjellim në radhët e djemve shkodranë, të cilët humbën përqendrimin dhe nxorrën topin nga rrjeta edhe dy herë të tjera, duke e humbur takimin me rezultatin 2-4.

Vllaznia eliminohet kështu nga faza Play Off e UEFA Youth League, me rezultatin final 3-7 dhe me një paraqitje që la shumë për të dëshiruar, edhe pse shorti i vuri përballë një ekip modest.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...