Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ndihet dora e Heynckes, Bayerni nis të funksionojë

Tetë gola të shënuar asnjë të pësuar, arsye e mjaftueshme për futbollistët e Bayernit për t’u ndjerë më të rinj, më të bukur e mbi të gjitha, më të fortë.  Mjafton kaq për të risjellë në kujtesë sezonin 2012-13, ku gjermanët shënuan të vetmen fitore të trefishtë në historinë e klubit të tyre. Që kur u rikthye Jupp Heynckes, bavarezët ndihen tërësisht ndryshe. Duket sikur kanë rilindur e këtë e vërtetojë rezultatet, 5-0 ndaj Freiburgut dhe 3-0 ndaj Celtic. Edhe pse në fakt kundërshtarët nuk ishin ndër më të fortët, sërish ndihet një frymë tjetër në skuadër. Në ndeshjen e Bundesligës përballë Freiburgut ashtu si dhe ne Champions, Heynckes vendosi të aktivizonte të gjithë senatorët, me Hummels, Boateng, Robben dhe Müller që zbritën në fushë nga minuta e parë. Në stol mbetën James, Vidal dhe Tolisso. Një hap pas ky në strategji, po të kujtojmë faktin se gjatë tre viteve të Guardiolës tek Bayerni ai kërkontë ta ndërkombëtarizonte ekipin duke mos i dhënë shumë hapësirë lojtarëve gjermanë. Edhe Ancelotti u përball me një problem të ngjashëm, me idenë e tij për t’i dhënë një frymë më rinore ekipit duke i krijuar gjithnjë e më shumë hapësira James Rodriguez e gjithnjë e më pak Müller-it. Por në filozofinë e “Don Heynckes” qëndron ideja për t’i dhënë sadisfaksion pikërisht lojtarëve dhe tifozëve dhe rezultatet duket se e mbështësin e flasin pro tij. Edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur nga ecuria e deritanishme, me 72-vjeçarin në krye të stolit;

Jupp është në rrugën e duhur, ndjesia është shumë pozitive”, deklaron Rummenigge.

Dhe në fakt 8 gola në dy ndeshje duket se po e bëjnë punë e vetë, Bayerni po fillon të besojë sërish në vetvete. Kura gjermane Heynckes, po  funksionon.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...