Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpool i jep çmimin Barçës për Coutinho-n: 150 milionë euro!

Barcelona ka mësuar cmimin që duhet të paguajë pë të siguruar në janar shërbimet e Philippe Coutinho-s. Sipas “Mirror”, Liverpooli është i gatshëm të privohet nga mesfushori brazilian vetëm për 135 milionë stërlina, që konvertohen afërsisht me 150 milionë euro. “Blaugranat” po vazhojnë të këmbëngulin për 25-vjecarin, të cilin e konsiderojnë pasuesin ideal të Andres Iniestës, që është drejt fundit të karrierës. Gjatë verës, drejtuesit e Liverpool refuzuan tri oferta të Barcelonës, e fundit 119 stërlina. Interesi i kalanasve për ish-futbollistin e Interit ka mbetur i njëjtë, por edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Camp Nou”. Kjo është arsyeja që mes përfaqësuesve të skuadrës spanjolle dhe menaxherit të Coutinho-s, Kia Joorabchian, janë zhvilluar bisedimë në fillim të javës. Si ndërmjetës mes dy klubeve, përfaqësuesi ligjor i brazilianit ua ka bërë të qartë të dërguarve të Barcelonës së Liverpooli është gati të nënshkruajë marrëveshjen në janar, për 135 milionë stërlina.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...