Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Plas sherri,ndërpritet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në basketboll për meshkuj u ndërpre. Supersfida e koshit në Superligën e basketbollit u karakterizua sërish nga kaosi. Në periodën e 3-të të ndeshjes kur bardheblutë kryesonin me rezultatin 43-37, pati një incident mes tifozëve bardheblu dhe një prej lojtarëve të ekipit të Partizanit. Dalja nga loja e Bruno Daliut, për shkak të faullit të dytë antisportiv por dhe shokët të tij të skuadër Pylla, shkaktoi irritim te tifozët bardheblu, që debatuan me basketbollistin e Partizanit, aq sa një pjesë e tifozëve hynë dhe në parket. Policia reagoi menjëherë megjithatë për disa minuta në sallën e “Fahrie Hotit” dominoi kaosi, teksa u hodhën mbi parket dhe fishekzjarre. Në këto kushte dy ekipet ju drejtuan dhomave të zhveshjes, me ekipin e Partizanit që kërkoi largimin e tifozëve të Tiranës nga impianti. Pas 30 minutash ndërprerje u vendos nga gjyqtarët që ndeshja mos të rifillojë dhe me shumë gjasa tashmë do të jetë Komisioni Disiplinës i FSHB ai që do të marrë një vendim mbi këtë përballje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...