Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City i Guardiolës nuk di të ndalet, Liverpool rigjen fitoren

Manchester City vijon ecurinë e shkëlqyer, teksa ka arritur fitoren e 9, në këto 10 javë të Premier League-s. Skuadra e drejtuar nga Guardiola ka mposhtur 2-3 West Brom-in dhe ka ruajtur distancën me United-in e vendit të dytë. Sane, Fernardinho dhe Sterling ishin autorët e golave për Manchester City-n, ndërsa Rodriguez dhe Philip shënuan për vendasit.

Fitore mori edhe Liverpooli, duke mposhtur 3-0 Huddersfieldin, me golat e shënuar në pjesën e dytë, nga Sturridge, Firminho dhe Wijnaldum. Skuadra e Klopp rigjen kështu fitoren e munguar që nga 23 shtatori, në Premier League.

Edhe Arsenal ia doli të marrë 3 pikë, jo pa vështirësi ndaj Swanseas, e cila e mbylli pjesën e parë në avantazh. Kolasinac dhe Ramsey shënuan në fillim të pjesës së dytë dhe i dhanë fitoren skuadrës së Wengerit.

Në takimet e tjera, Crystal Palace mori një barazim të vyer, 2-2 ndaj West Ham-it, pas një goli të Zaha në minutën e 90′, ndërsa Stoke City triumfoi 0-1 ndaj Watfordit. Më herët, Manchester United fitoi 1-0 ndaj Tottenhamit, në një takim ku hero ishte frqancezi Martial, me golin e realizuar në minutën e 81-të.

Pas javës së 10, Premier League vijon të kryesohet nga Manchester City me 28 pikë, e ndjekur nga United me 23 dhe Tottenham me 20.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...