Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Sezon i vështirë, të gjithë kryesueset po fitojnë

Luciano Spalletti është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Verona dhe me 3 pikët e marra, por paralajmëron se ky do të jenë një sezon i vështirë.

“Nuk më jep asnjë ndjesi rekordi i vendosur sot, sepse ndonëse kemi bërë kaq mirë, jemi ende të dytët dhe skuadrat pas nesh kanë vetëm 1 pikë më pak. Të gjitha kryesueset po fitojnë nga java në javë dhe gjithçka bëhet edhe më e vështirë, kur mendon që edhe skuadra si Milani do ta thonë fjalën e vet në këtë sezon. Na pret një sezon i gjatë dhe i vështirë, një tunel që përfundon në qershor dhe deri atëherë nuk mund të flasim për titullin”, tha Spalletti.

Trajneri i Interit vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe e cilësoi tërësisht të merituar, fitoren e zikaltërve në Bentegodi.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe u përpoqëm të bëjmë gjënë e duhur. Ndonjëherë jemi disi të ngadaltë, por nuk e humbim toruan dhe kjo është shumë pozitive. Icardi nuk ka shënuar por ka bërë një punë fantastike në ndihmë të ekipit dhe për këtë jam shumë i kënaqur”, tha trajneri zikaltër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...