Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

AEK ndal sërish Milanin, Dynamo e Kievit kualifikohet dhe i bën nder Skënderbeut

Dinamo e Kievit siguroi kualifikimin nga faza e grupeve në Europa League, pas fitores minimale në fushën e Young Boys.  Goli i Buyalskyt, 20 minuta përpara fundit i dha suksesin ukrainasve që deri më tani kanë dominuar Grupin B dhe ndoshta mund të mos jenë maksimalisht të përqendruar në sfidën e radhës në Elbasan Arena ndaj Skënderbeut.

Në Grupin A, Villarreali vazhdon të kryesojë, pas fitores 2-0 në fushën e Slavias së Pragës. Goli i Carlos Bacca pas 15 minutave lojë i hapi rrugën suksesit të spanjollëve, ndërsa autogoli i Deli në sekondat e fundit vulosi rezultatin.

Astana mban rritmin e “nëndetëses së verdhë”, me fitoren minimale të arritur në fushën e Maccabi Tel Aviv. Goli i Twumasi, ende pa u luajtur një orë lojë mban kazakët në pozita mjaft të mira për tu kualifikuar.

Barazim ndërmjet Ludogorets dhe Bragës, që nuk e dëmtojnë njëra-tjetrën dhe vazhdojnë të jenë ekipet favorite për tu kualifikuar në Grupin C. Avantazhit të Ludogorets me Marcelinhon në të 68-ën, portugezët iu përgjigjën me golin e Fransergio 7 minuta përpara fundit.

Në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida tjetër e grupit, ndërmjet Istambul Basaksehir dhe Hoffenheim. Pas avantazhit të gjermanëve me Grillitsch, turqit arritën të evitonin humbjen me rrjetën e Viscas në minutën e tretë të kohës shtesë.

Milani vazhdon të mos shkëlqejë dhe të mos bindë me lojë, megjithatë mbetet në krye të Grupit D. Kuqezinjtë barazuan pa gola në fushën e AEK-ut të Athinës, ndërsa befasia erdhi nga fitorja e Austrisë së Vjenës 1-4 në fushën e Rijekës.

Miqtë shënuan të parët me Prokop në pjesën e parë, ndërsa kroatët krijuan vetëm iluzione nga goli i barazimit me Pavicic. Prokop kaloi sërish në avantazh vjenezët, ndërsa me vendasit në inferioritet numerik, austriakët realizuan edhe dy herë të tjera me Serbest dhe Monschein dhe mbeten në garë.

Në Grupin E, Apollon Limassol i shtyu festën Atalantës, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1. Penalltia e Iliçiç krijoi iluzionin e fitores te italianët, me Etrit Berishën që provoi deri në fund të mbante portën të paprekur. Por, portieri kuqezi u dorëzua në minutën e katërt të shtesës përballë golit të Zelayas.

Në takimin tjetër, Lyoni mposhti 3-0 Evertonin, duke i shkaktuar anglezëve eliminimin e parakohëshëm. Golat që vendosën sfidën në favor të francezëve u realizuan nga Traore, Aouar dhe Depay dhe tashmë barazojnë Atalantën në krye, në kuotën e 8 pikëve.

 

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...