Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hasan Lika: Mund të mposhtim këdo, angazhim maksimal ndaj Lushnjës

Hasan Lika optimist para përballjes me Lushnjën në Gjirokastër. Trajneri “bluzi” kërkon që loja e mirë e skuadrës të reflektohet edhe në rezultate, aq me tepër përballë një rivali direkt për mbijetesë, ku pikët marrin vlerë të dyfishtë.

Cdo ndeshje e kemi luajtur me dëshirë për të marrë rezultate pozitive. Shpresojmë që loja e mirë e ekipit të jetë baza për ecurinë e mëtejshme. Kemi krijuar raste, por sigurisht që shënimi i golit na ka kushtuar, ashtu si edhe golat që kemi marrë për meritë të kundërshtarit apo edhe prej gabimeve tona. Kemi punuar në këtë drejtim.

Lika kërkon të mbajë të karikuar skuadrën, duke theksuar se mund të mposhtë cdo kundërshtar, por duhet angazhim maksimal për të marrë rezultatin e duhur.

Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Ndeshjet që ka zhvilluar Luftëtari i ka luajtur për të marrë rezultate pozitive. E kam thënë edhe më përpara që jemi të aftë të fitojmë përballë gjithkujt. Skuadra ka nevojë për përmirësime dhe jo të ndryshojë. Duhet të jemi njësoj të angazhuar me të gjithë kundërshtarët, jo vetëm përballë skuadrave më të forta apo që kanë pozita më të mira në renditje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...