Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston fiton të 8-ën rresht, buzëqeshin Lakers, Rockets e Spurs

Boston Celtics forward Jayson Tatum (0) takes the ball to the hoop against Orlando Magic guard Mario Hezonja (8), behind, and center Bismack Biyombo (11) during the first half of an NBA preseason basketball game in Orlando, Fla., Sunday, Nov. 5, 2017. (AP Photo/Willie J. Allen Jr.)

Boston Celtics skuadra më e titulluar e NBA vijon formën fantastike në këtë sezon. Pas 2 humbjeve në 2 ndeshjet e para Boston nuk di më të ndalet. Celtics regjistruan fitoren e 8-të radhazi dhe janë padiskutim skuadra e momentit në NBA, teksa kryesojnë Konferencën e Lindjes. Viktima e fundit për 17-herë kampionët ishte Orlando Magic me Bostonin që falë një loje fantastike në grup ku plot 6 basketbollistë arritën një kuotë pikësh me dy shifra, triumfoi me rezultatin e thellë 104-88 brenda në Florida.

Dhuron spektakël edhe Houston Rockets. Skuadra që kryeson Konferencën e Perëndimit iu fal yllit të saj James Harden për të shpartalluar në Toyota Center, Utah Jazz me rezultatin 137-110. Thjeshtë magjik mjekëroshi Harden autori i 56 pikëve ndërsa i ndihmoi teksanët edhe me 13 asiste e 2 rebound. Kishte festë edhe për Los Angeles Lakers që në këtë sezon nuk është edhe kaq sa vitet e kaluara. Për të regjistruar fitoren e 5-të në 10 takime dhe të dytën rradhazi, skuadra kaliforniane iu fal duarve të dyshes, Lopez-Ingram që koleksionuan respektivisht 21 dhe 20 pikë, me Lakers që mposhtën në Staples Center, Memphis Grizliess me shifrat 107-102. Mori fitoren e 6-t në këtë sezon San Antonio Spurs. 21 pikët e LaMarcus Aldridge ndihmuan ekipin e Gregg Popovich për të kaluar lehtësisht në AT&T Center të Texasit, Phoenix Suns 112-95.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...