Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nainggolan: Fjalën ‘titull’ e kemi të ndaluar

Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan ka komentuar momentin e mirë që po kalojnë verdhekuqtë, por ka refuzuar të përmendë fjalën ‘titull’.

Belgu ka vlerësuar punën e bërë nga Di Francesco, në këto muaj të parë në krye të Romës, por edhe angazhimin e shokëve të tij të ekipit për të dhënë maksimumin.

“Po kalojmë një moment mjaft të mirë, duke fituar disa takime radhazi. Në javët e fundit kemi treguar se mund të përballemi si të barabartë edhe me ekipe të elitës europiane, siç është Chelsea, Atletico Madrid, apo Napoli. Gjithsesi, nuk dua që kurrsesi të përmendet fjala ‘titull’, sepse është ende herët. Ne duhet të jemi të preokupuar vetëm për të fituar vazhdimësi në lojë dhe rezultate, sepse tani nuk është koha për të bërë bilance”, tha Nainggolan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...