Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, James u jep fitoren Cavs, Joel Embiid 46 pikë në suksesin e 76ers

Cleveland Cavaliers largon krizën e fillimsezonit, duke siguruar fitoren e tretë radhazi falë LeBron James. Cavs triumfuan 107 – 115 në parketin e Charlotte Hornets, ku “Mbreti” James shënoi 31 pikë, dha 8 asist dhe kontrolloi 6 topa nën tabelë. Shkëlqeu edhe Kevin Love me 22 pikë dhe 10 rikuperime, duke sfumuar paraqitjen e Michael Kidd-Gilchrist dhe të Kemba Walker, që shënuan respektivisht 22 dhe 20 pikë për Hornets.

Një Russell Westrook normal (21 pikë, 7 asist dhe 5 ikuperime) i mjaftoi Oklahoma City Thunder për të mposhtur 92 – 79 Chicago Bulls. Një fitore që shërben si oksigjen për renditjen e përgjithshme, me Oklahoman që mbetet gjithsesi jashtë zonës play off.

Vijon sezoni i shkëlqyer i Minnesota Timberwolves, që kaloi 98-86 i San Antonio Spurs, duke shfrytëzuar formën e mirë të  Karl-Anthony Towns, që shënoi 26 pikë dhe rikuperoi plot 16 topa nën tabelë.

Shpërthen Toronto Raptors ndaj New Orleans Pelicans me rezultatin 116-125, falë 22 pikëve dhe 11 rikuperimeve të Kyle Lowry. 25 pikë shtoi për Raptors edhe DeMar DeRozan, për ta bërë të pavlefshme provën e mirë të DeMarcus Cousins, që shënoi 25 dhe kontrolloi 9 topa për Pelicans.

Gjithsesi, paraqitja më mbresëlënëse ishte ajo e Joel Embiid, që shënoi plot 46 pikë dhe rikuperoi 15 topa në fitoren 109 – 115 të Philadelphia 76ers ndaj Los Angeles Lakers. Në takimet e tjera Atlanta Hawks shkatërroi Sacramento Kings 126-80, Miami Heat u mposht në shtëpi nga Washington Wizards 93-102, News York Kniks iu imponua 106-101 Utah Jazz, Memphis Grizzlies u mposht nga Indiana Pacers 113-116, Milwaukee Bucks fitoi me vështirësi me Detroit Pistons 99-95, sikurse Portland Trail Blazers triumfoi ndaj Orlando Magic 99-94.

 

Atlanta Hawks-Sacramento Kings            126-80

Miami Heat-Washington Wizards            93-102

Neë York Knicks-Utah Jazz                          106-101

Charlotte Hornets-Cleveland Cavaliers 107-115

Memphis Grizzlies-Indiana Pacers           113-116

Milwaukee Bucks-Detroit Pistons            99-95

Minnesota Timberwolves-San Antonio Spurs 98-86

New Orleans Pelicans-Toronto Raptors 116-125

Oklahoma City Thunder-Chicago Bulls   92-79

Portland Trail Blazers-Orlando Magic    99-94

Los Angeles Lakers-Philadelphia 76ers   109-115

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...