Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marquez: Nga viti 2017 do të mbaj mend vetëm gabimet

Një Marc Marquez joperfekt u shpall për herë të kakërt kampion bote në Moto GP, edhe pse numri i garave të fituara në total nuk ishte më i lartë se Cmimet e mëdhaqë shkuan për Andrea Dovizioson. Edhe në garën e fundit gaboi, por për fatin e tij të mirë, rivali italian e kishte humbur mundësinë për të fituar titullin, pasi u tërhoq në xhiron e 9-të në Valencia. Tashmë, me një gjykim më të ftohtë, Marquez thekson se 2017-ën do ta kujtojë vetëm për gabimet e shumta të tij.

 “Kur shpallesh kampion bote, ndihesh i pamposhtur, por nuk është kështu. Vitin e ardhshëm do të kujtoj vetëm gabimet që kam bërë gjatë 2017-ës. Gjatë dimrit do të përpiqem të kuptoj se ku kam gabuar, për të mos i përsëritur këto gabime gjatë botërorit të ardhshëm.”

Janë plot 27 rrëzime të talentit spanjoll të Moto GP, shumë prej tyre të lidhura me rivalët e drejpërdrejtë.

“Gabimet sigurisht që e kanë një shkak. Ndoshta nga fakti që doja të tejkaloja limitet, por disa rrëzime më kanë ndihmuar që t’i mbyll mirë garat, sepse kam qenë më i kujdesshëm pas incidenteve në prova.”

Duke komentuar rivalitetin me Dovizioson, që luftoi dhe besoi deri në fund, kampioni aktual u përgjigj:

“Në fillim të sezonit medoja se nuk mund të më mposhtte, por kur nisi të fitonte, e kuptova se duhej t’i kisha frikë të gjithë.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...