Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mavraj i “pakalueshëm”,fiton Hamburgu, Hertha “fundos” Kolnin

Si rrallëherë Bundesliga ditën e dielë rezervoi dy përballje të shkallëve të fundit të klasifikimit, sidoqoftë nga kalendari përfitoi në maksimum ekipi i Hamburgut që siguroi fitoren e dytë radhazi në shtëpi, duke lëvizur më në fund nga pjesa e ftohtë e tabelës. Në Volksparkstadion përpara 46.000 spektatorëve vendasit kaluan shpejt në avantazh, madje pa u sforcuar aspak vetë, sepse krosimin e Douglas Santos pas depërtimit të shpejtë të mbrojtësit brazilian nga e majta e devijoi në minutën 6 në portën e Hoffenheimit vetë qendërmbrojtësi i klubit nga Sinshaimi Kevin Akpoguma. Miqtë që kishin fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat shtuan përpjekjet për të barazuar, megjithatë ekipi i Hamburgut rezistoi shkëlqyeshëm, madje dyfishoi rezultatin çerek ore përpara fundit. Merita i takon padyshim lojtarit më të mirë të ndeshjes sulmuesit serb Filip Kostic që mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga afërsisht 30 metra. Portieri Oliver Baumann duke menduar distancën e largët nënvlerësoi ndjeshëm situatën dhe nuk rreshtoi fare barrikadë përpara vetes e kështu “veriorët” shënuan edhe golin e sigurisë. Në fund kishte lavdi gjithashtu edhe për Gideon Jung, që dy minuta para fundit vulosi rezultatin 3-0, pas topit të vështirë të kthyer me kokë drejt qendrës nga Diekmeier. Për skuadrën e Markus Gisdol që në të kaluarën ka drejtuar për dy sezone ekipin e Hoffenheimit njëri ndër lojtarët më të mirë të takimit ishte edhe mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Mërgim Mavraj, që ishte si një digë në repartin e tërhequr të Hamburgut.

Nuk ka fund kriza e Kolnit që ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në këtë sezon dhe pozicionohet e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Në sfidën që mbylli javën e 13-të të Bundesligës, Kolni u mposht në shtëpi me rezultatin e pastër 0-2 nga Hertha Berlinit. Kryeqytetasit iu falën një dygolësh të sulmuesit boshnjak Vedad Ibisevic për tiu larguar sa më shumë fundit të renditjes.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...